Renova do të provojë befasinë ndaj Vardarit

Sot luhen tre përballje të para të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, e ku spikat dueli më interesnat në Shkup, Vardari – Renova. Skuadra shkupjane Vardari eliminoi Shkëndijën në fazën paraprake, ndërdsa tani përsëri para vetes ka ekip tetovar.

“Vardari është në epërsi pasi luan para publikut vendas, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë në Shkup, përkundrazi ne do të mundohemi që me dinjitet të prezantohemi në këtë ndeshjes” ka thënë trajneri i Renovës Qatip Osmani.

Drita e Bogovinës është mysafire e Horizontit në Turnovë në Strumicë, ndërsa Miravci do të luajë ndaj Teteksit, skuadër kjo e fundit që eliminoi FC Shkupin. Të tre ndeshjes luhen sot me fillim në orën 13:00.

Vetëm takimi në mes Euromilkut dhe Rabotniçkit është shtyrë me kërkesë të ‘romantikëve’ pasi që kishin disa futbollist të angazhuar në ekipet e përfaqëuses së Maqedonisë, ndërsa ndeshja do të luhet 26 nëntor. Ndeshjet e kthimit në program janë më 6 dhjetor. / Portalb /

Dyshet e çerekfinales:
Vardari – Renova, Horizont T.- Drita, Miravci – Teteksi dhe Euromilku – Rabotniçki (26.11.2014).

Lajme të ngjashme

Back to top button