Masara: Shqipëria e denjë për kombëtaret kryesore të Europës

Analisti i njohur italian, Dario Masara e ka komentuar Kombëtaren Shqiptare para ndeshjes me Italinë. Gazetari i “Sky Sport” ka plot fjalë të mira për skuadrën e De Biasit. Sipas tij, ekipi i drejtuar nga Giani De Biasi po shkëlqen me meritë dhe konfirmohet si një formacion që mund të vërë në vështirësi çdo kundërshtar që i vihet përballë.

“Mua më ka çuditur shumë skuadra e De Biazit. Jo vetëm për rezultatin, pasi kishin arritur të siguronin pikë të rëndësishme ndaj Portugalisë dhe Danimarkës, por edhe për personalitetin e shfaqur. Mendoj se sot, kombëtarja shqiptare është e ndërgjegjshme se është një skuadër në gjendje të vërë në vështirësi çdo lloj kundërshtari, edhe kombëtaret kryesore të Europës. Ermir Lenjani më pëlqeu shumë. Për më tepër, ai luan në një rol për të cilin ka pak interpretues të nivelit të lartë në Itali. Ai mund të jetë një investim i mirë për ekipet italiane. Edhe Cana është lojtar fantastik, por edhe një lider i madh” ka thënë Masara.

Lajme të ngjashme

Back to top button