Në rajonin e Shkupit dje 15 aksidente

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej 15 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, tetë janë me pasoja dëm material dhe gjashtë me pasoja me lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit, një shofer i automjetit transportues, katër këmbësorë, një biçiklist dhe një udhëtar i autobusit.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore, ku ka pësuar një biçiklist.

Sipas evidencës së policisë së komunikacionit, kanë ndodhur edhe tre aksidente me dëme të vogla materiale, ku janë plotësuar raporte evropiane për aksidentin e ndodhur.

Me ndihmën e automjetit të specializuar “kaçubet” nga ana e policisë së komunikacionit gjatë këtyre tre ditëve janë larguar 53 automjete të cilët kanë penguar zhvillimin e komunikacionit.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të dy janë larguar nga komunikacioni, 21 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit, nëntë prej të cilëve kanë vozitur me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë nëpër lagje të banuara, nëntë shoferë janë sjellur në mënyrtë jo të rregullt në udhëkryqe, 15 shoferë kanë përdorur celular ose nuk kanë përdorur rripin e sigurimit gjatë vozitjes dhe shtatë këmbësorë kanë kaluar rrugën jashtë zonës për vendkalime për këmbësor ose kanë kaluar në semafor të kuq derisa ka qenë për këmbësor.

Lajme të ngjashme

Back to top button