Nuk ka përgjigje për kërkesat e nxënësve të Likovës, vazhdojnë protestat

Ministria e Arsimit dhe Komuna e Kumanovës të cilët i kishin premtuar zgjidhjen e problemit me pagesën e transportit, për nxënësit e fshatrave të Komunës së Likovës ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje kërkesave të shtruara nga Këshilli i Prindërve. Për këtë arsye ata kanë paralajmëruar sërish fillimin e protestave.

Nga Këshilli i Prindërve, i  gjimnazit “Sami Frashëri” thonë se protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e problemit.

“Kemi pasur takim me këshilltarin e ministrit Ademi, Safet Neziri, i cili na tha se do të na përgjigjet për një kohë të shkurt, lidhur me kërkesat tona, mirëpo ende nuk ka një përgjigje….Jemi te detyruar që patjetër të vazhdojmë me protesta, deri në zgjidhjen e kërkesave tona”, tha Shaip Ramadani, Këshilli i Prindërve.

Lajme të ngjashme

Back to top button