UNHCR kërkon nga Shkupi masa për emigrantët ilegal

UNHCR – Agjencia për refugjatë e OKB-së ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të ndihmojë në ballafaqimin me humbjen e jetëve të emigrantëve sirian dhe afgan nëpër hekurudhat e vendit. Ky apel ka mbërritur pasi që brenda një periudhe të shkurtër janë regjistruar shtatë viktima që kanë humbur jetën në këso fatkeqësi.

“UNHCR shpreh dhimbjen e thellë për fatkeqësinë e fundit fatale, kur dy vëllezër emigrant sirian humbën jetën në afërsi të Velesit, pasi që u përplasën paprimtas nga një tren mallrash”, thuhet në komunikatën e UNHCR.

Shumica e emigrantëve e shfrytëzojnë hekurudhën si destinacion për lëvizjen e tyre nga pjesa jugore e vendit, gjegjësisht Greqia deri në pjesën veriore në veri me Serbinë. Kjo rrugë hekurudhore është edhe pjesë e Korridorit 10.

UNHCR i ka bërë thirrje qeverisë që të vazhdojë të përmirësojë zgjidhjen e fatit të këtyre emigrantëve përmes statusit të azilit apo edhe forma tjera për të shmangur këto rrugë të rrezikshme për jetën.

UNHCR ka shprehur gatishmëri edhe për të ndihmuar në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Back to top button