Juan Mata drejt Primera Division

Juan Mata duket se nuk ka vend në Manchester United. Largimi i spanjollit nga ekipi anglez duket i pashmangshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave spanjolle prioritet i Matas është rikthimi në La Ligë, ku përveç Valencias dhe Atletico Madridit po e kërkon edhe Barcelona.

Megjithatë, klubi katalunas nuk ka drejtë të angazhoj lojtarët gjatë dimrit shkaku i dënimit nga FIFA, por drejtuesit e klubit katalunas besojnë shumë që ky sanksion do t’iu hiqet.

Sipas tabloidit britanik, Daily Express, menaxheri i Matas ka kontaktuar me drejtuesit e klubit katalunas, të cilët e kanë mirëpritur ardhjen e mesfushorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button