Tokës po i shterret çokollata

Nuk është e lehtë të thuhet kjo: Ju jeni duke ngrënë shumë çokollatë, të gjithë ju. Dhe duke e bërë këtë jashtë kontrollit po rrezikojmë që mos ta kemi atë.

Deficiti i çokollatës ka ardhur pas prodhimit më të vogël të kakaos në krahasim me konsumin botëror.

Tashmë, kemi deficite të njëpasnjëshme të çokollatës në më shumë se 50 vjet, edhe pse janë pritur rritje vit pas viti, nga kjo industri. The Washington Post, shkruan se vitin e kaluar, bota ka ngrënë 70 mijë ton metrikë më shumë kakao se sa është prodhuar.

Nga 2020, paralajmërohet se ky numër mund të rritet në 1 milionë ton metrikë, rritje kjo për 14 fish. Nga viti 2030, deficit mund të arrijë në 2 milionë ton metrikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button