Seancë e Komisionit kuvendor për financa dhe buxhet

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajë Komisioni për financa dhe buxhet.

Në rend dite janë ndryshimet e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, Ligji për furnizime publike dhe Ligji për përdorimin dhe disponimin me mjete të organeve shtetërore, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni do t’i shqyrtojë edhe Propozim-ligjet për mbylljen e llogarive që janë të ndërmarra në Drejtorinë për të ardhura publike nga ish Agjencioni për punë me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor, pronarë të të cilave janë subjekte të cilët në formë të organizuar, nuk janë shoqata tregtare ose individë tregtar, si dhe Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve pagesore ndaj kreditorëve të huaj me investim të përhershëm në NP HM Infrastruktura Shkup, të dy në  lexim të dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button