Përmbytje tragjike në Francë-Itali, të paktën 11 viktima deri tani

Drama e vërshimit të rreshjeve dhe përmbytjeve nga moti i keq, është shndërruar në tragjedi në Francë dhe veri të Italisë, ku ujërat jashtë kontrollit u kanë marrë jetën të paktën 11 personave, mes tyre edhe fëmijë. Sipas “Euronews”, në Francë kanë humbur jetën 5 persona si rezultat i vërshimeve në jug të vendit. Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në Gjenova, ndërkaq forcat e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë zonën për gjetjen e një personi të shpallur të zhdukur, pasi shpërthimi i një përroi e vuri para bashkë me makinën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button