fbpx

Ringjallen makinat e shkrimit, faji i Snowden

Përpos pasojave diplomatike dhe telasheve që u shkaktoi diplomatëve amerikanë në mbarë botën, skandali i përgjimeve i bërë publik nga ish-spiuni amerikan, Edward Snowden ka patur edhe efekte të tjera.

Kancelarja Angela Merkel ishte në listën e përgjimeve të NSA-së amerikane. Zbulimi vendosi në siklet Uashingtonin, ndërsa Merkel e cilësoi praktikën si të papranueshme mes aleatëve.

Por për të qenë të sigurtë që nuk do të ndodhë më në të ardhmen, një pjesë e administratës gjermane, ajo që lidhet me sigurinë dhe me çështje të ndjeshme ekonomike globale, po shqyrton seriozisht një “regres të vogël”.

Propozimi është bërë nga politikani gjerman, Paterick Sensburg i cili thotë se rikthimi i makinave të shkrimit do të ishte një nevojë e domosdoshme pasi shihen si një teknologji ku nuk mund të kenë akses palët e treta, siç mund të jenë agjenci të huaja të inteligjencës apo kriminelë kibernetikë.

E njëjta teknikë pritet të përdoret, për të mos thënë që ka nisur të përdoret edhe nga shërbimi rus i inteligjencës, i njohur si FSS. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close