Ballistët: “Ecolog” zyrtarizohet të mërkurën, kthehet edhe Mustafi

Kërkesat e shumta të drejtuara deri të ndërmarrja ndërkombëtare Ecolog kanë rezultuar me përgjigje pozitive, pasi që sipas tifo grupit “Ballistët” mësohet se gjithçka ka marrë fund dhe se klubi i Shkëndijës do të menaxhohet  nga “Ecolog”-u.

Edhe pse zyrtarët e kësaj ndërmarrje nuk kanë dalë me asnjë komunikatë për të dhënë lajmin se ata do të jenë drejtues të klubit, tani më thuhet se formaliteti do të kryhet të mërkurën kur edhe do të tregohen të gjitha detajet dhe planet se si do të vazhdojë kjo skuadër në të ardhmen.

Sipas “Ballistëve” thuhet se ndërmarrja ndërkombëtare “Ecolog” edhe zyrtarisht do të jetë sponsori kryesor i klubit nga Tetova “Dita e Mërkurë do te jetë edhe prezantimi ku do te kuptohet gjithçka dhe do festohet kjo ditë e madhe”, thonë Ballistët në profilin e tyre. Gjithashtu “Ballistët” falënderojnë pronarin e ndërmarrjes “Ecolog”, z.Lazim Destanin për këtë hap gjigant që ka marrë dhe lusin që të gjithë tifozët e Shkëndijës ta shpërndajnë këtë lajm sa më shumë.

Ndryshe javë më parë Lazim Destani ju ndau 13 mijë euro ekipit të Shkëndijës, për të paguar kuotizimin që ekipi të garojë në Ligën e Parë.

Nga ana tjetër “Ballsitët” nuk kanë ndenjur duar lidhur, por kanë filluar dhe ofensivë që të ftojnë dhe futbollistë për të ndihmuar skuadrën. Janë futbollistët Nebi Mustafi dhe Muharrem Bajrami të cilët kanë marrë ftesë që të jenë pjesë e ekipit kuqezi. Sipas informacioneve të para Nebi Mustafi mësohet se ka pranuar të jetë pjesë e Shkëndijës, ndërsa Muharrem Bajrami që më parë kishte filluar negociata me ekipe tjera dhe pa përfunduar bisedimet paraprake nuk do të vendos asgjë. 

Pritet pra dita e mërkurë të sjell zyrtarizimin e prezantimit të “Ecolog” si sponsor i ri i Shkëndijës, por pasi që lajmi është shpërnda shumë shpejtë nëpër rrjetin social “facebook”, mundë të ndodhë që “Ecolog” të zyrtarizohet edhe më herët. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button