Shqiptari gjen gabime në Google, shpërblehet nga kompania

Kompania gjigande “Google” ka në dispozicion programin për raportimin e gabimeve, ku çdo person mund të raportojë, në rast se gjen gabime në motorrin e kërkimit më të madh në botë.

Në mesin e personave që ka gjetur gabim në menaxhimin e faqeve është edhe një shqiptar, më mirë një prishtinali, Leutrim Berisha, i cili ka gjetur gabime në faqen e tretë më të popullarizuar në botë, në You Tube, raporton Infofokusi.

Në këtë listë gjenden edhe persona të tjerë nga e mbarë bota, por se është krenari të gjendet edhe një shqiptar.

Ky është linku ku mund të gjeni fituesit e Google, të cilët kanë gjetur gabime të kompanisë: http://www.google.com/about/appsecurity/hall-of-fame/

Lajme të ngjashme

Back to top button