Parlamenti nuk i konstaton dorëheqjet, lihet hapësirë për dialog me opozitën

Parlamenti ka filluar procedurën për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës të cilët në afat prej 6 muajsh asnjëherë nuk u ulen në karriget e Kuvendit.

Në takimin e mbas ditës të koordinatorëve të grupeve parlamentare  u diskutua që të autorizohet sekretari gjeneral i Parlamentit, Zharko Denkovski në një afat prej shtatë ditëve të përgatisë raportin për pjesëmarrjen e deputeteve të opozitës në Kuvend dhe më pas raportin ta dorëzojë në Komisioni parlamentar për mandate dhe çështje imunitare dhe më pas kryetari Trajko Veljanovski do ta vendos në rend të ditës.

Sipas rregullores kushtuese në çdo 6 muaj verifikohet pjesëmarrja e deputetëve në Parlament, ndërkohë që LSDM, thotë se lojërat me date deh ultimatum, komentimi i kushtetutës dhe rregullores janë problem të Veljanovskit të VMRO-DPMNE-së dhe të shumicës qeverisëse.

“Dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës janë deponuar në Parlament. Vendimin e kemi sjellë në organet më të larta partiake dhe nuk kemi qëllim të tërhiqemi nga këto vendime. Edhe opinionit edhe qeverisë i janë të njohura qëndrimet e opozitës për mospranimin e mandateve të deputetëve. Ajo që është e pranueshme për ne është janë bisedimet për të gjitha 5 pikat që I kemi kërkuar”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Sipas profesorit Savo Klimovski, nuk duhet të kërkohen pasoja për këtë situatë, por shkaqet të cilët sipas tij ndodhen në kushtetutë. Ai thotë se kemi sistem politik më ndryshe nga ajo që kemi në Kushtetutë ndërsa ajo ende është e njëjtë.

Për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës do të duhen 82 deputetë të votojnë për propozimin duke përfshirë edhe deputetët e BDI-së.

Qëndrimi i partive shqiptare është i njohur  se ata janë kundër marrjes së mandateve të deputetëve të opozitës dhe presin që nëpërmjet dialogut të zgjidhet bojkoti i opozitës.

Nëse Parlamenti u merr mandatet deputetëve, atëherë do ët ofrohen ata që janë në radhë në listë. Nëse një deputet nuk e pranon mandatin pyeten të tjerët në listë dhe pasi ët jenë deklaruar të gjithë shpallen zgjedhje plotësuese, por Ligji nuk përcakton afate.

Lajme të ngjashme

Back to top button