Ku të shkoni në takimin tuaj të parë?

Mënyra më e mirë, për një vend perfekt, gjatë takimit të parë, është që të zgjedhësh një vend ku ti e di se të dy do të kënaqeni.

Është e qartë, se ju nuk keni shumë njohuri për partnerin tuaj, por janë disa mënyra ku ju mund të zgjedhni vendin e përshtatshëm, ku ju edhe mund ta njihni njëri tjetrin, dhe gjithashtu të kaloni sa më bukur së bashku.

1. Pyete partneren se ku del ajo zakonisht për shembull me shoqërinë. Dëgjoje atë dhe dërgojë në vende të ngjashme me atë që ajo pëlqen.

2. Mendo rreth asaj se çka ju dini për partnerin tuaj. Përpiquni të kujtoni se për çka keni biseduar. Çfarë i pëlqen partneres tuaj të bëjë? Çfarë i pëlqen për të ngrënë? Të kujtosh gjithçka është shumë e rëndësishme, që ju të keni më të lehtë zgjedhjen e vendit të duhur.

3. Zgjidhni një vend ku ju të dy mund të bashkëbisedoni pa gjëra që ju bëjnë të ndjeheni jo këndshëm dhe rehat.

4. Nëse mendoni që të dilni për kafe, shkoni dhe kontrolloni menynë së pari. Kjo do të iu jep juve me më shumë vetëbesim, sepse ju nuk do të dëshironit të turpëroheshit, duke provuar që të pini ose hani diçka që është e huaj dhe nuk e shijoni.

5. Dërgojeni atë në një darkë. Darka është një opsion shumë i mirë për shumë biseda, buzëqeshje, dhe kohë të mirë. Ajo ju lejon juve që ta njihni më shumë njëri tjetrin.

6. Bëhu modest kur vjen puna tek pagesa e darkës. Pa marrë parasysh nëse jeni femër ose mashkull, dëshira për të paguar gjithmonë është një gjest bujar./ Living.al

Lajme të ngjashme

Back to top button