Skandali që përfshin Parlamentin Britanik

Raste të reja skandaloze pedofilie janë zbuluar në Britaninë e Madhe, por kësaj here detajet janë të tmerrshme dhe përfshijnë klasën drejtuese britanike.

Skotland Jard ka zbuluar një rrjet deputetësh pedofilë që në periudhën ’70 – ’80 mblidheshin për të përdhunuar dhe më pas për të vrarë në grup fëmijë të moshave 10 deri në 12 vjec.

Policia aktualisht po heton për tre raste. Një deputet konservator mbyti një 12 vjeçar në vitet ’80 para disa deputetëve të tjerë, të cilët kishin abuzuar më parë me viktimën. Ngjarja ndodhi në një pallat luksoz ku banonin depuetetët në qendër të Londrës. Sandej Telegraf shkruan dhe për një rast tjetër përdhunimi të përfunduar në vrasje kur viktima që më parë ishte përdhunuar ishte vetëm 10 vjec. Ai u hodh nga agresorët e tij, ndërsa automjeti po lëvizte me shpejtësi. Ai që ka zbuluar rrjetin e tmerrshëm është një burrë i cili rrëfen se është një nga 15 fëmijët viktimë të rrjetit të deputetëve përdhunues dhe vrasës. Ai dorëzohej rregullisht nga babai i tij tek deputetët apo zyrtarë të lartë ushtarakë.

Skotland Jard bëri të ditur se po hetohen dhe raste të tjera jo vetëm përdhunimi por dhe vrasjeje./ ABCnews

Lajme të ngjashme

Back to top button