Botohet një libër tjetër i ‘zi’ për Kosovën dhe UÇK-në: ‘Luftë për të krijuar shtet mafioz’

”Kosova: Një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz” (“Kosovo :une guerre juste pour créer un État mafieux”)  quhet libri i posabotuar mbi Kosovën nga autori Pierre Péan, një gazetar dhe polemist në të cilin flet sidomos rreth luftës së  UÇK-së , mbi trafikun e orgeneve dhe Kosovën e pasluftës, madje duke  e quajtur Kosovën si  “një shtet mafioz”.

Duke iu referuar mediave franceze , thote se ky autor francez  nuk jep asnjë dëshmi (“Pierre Péan Il  défend la thèse discutable, que l’Europe, sur fond de trafic d’organes, aurait choisi d’en faire un pays mafieux. Mais il n’apporte aucune preuve.» ) në librin e tij të posabotuar nga shtëpia botuese “Fayard” e Parisit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Autori, megjithse paraqet opinonin e tij  personal mbi të “zezat” në  Kosovë si që i sheh nga prizmi i tij, ai  mbron publikisht përmes librit të tij dhe dhe mediave tjera franceze idenë e diskutueshme në disa qarqe antishqiptare mbi “trafikimin e  organeve.”

I ftuari i redaktorit të TV francez Mathieu Mabin, autori i librit Péan, një gazetar investigativ ka denoncuar siq shprehet ai “dështimin dhe mashtrimin e komunitetit ndërkombëtar.” Fillimisht autori i librit për Koovën dhe UÇK-në në TV “France 24h” përmend librin e Crala Del Pontes, Bernrad Kouchner dhe Dick Martyn sipas të cilit janë personzahe kyçe mbi zbulimin e trafikut të organeve në Kosovë nga UÇK..”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
 
Pyetjet që duhet të kërkohet sot, dhe ne do të donim për të gjetur në librin e Pierre Péan, do të ishte kjo: Pse kaq abuzime për Kosovën dhe kush përfitoi ? Në këtë kënd pyetje autori i librit zihet. Sipas tij, “shqiptarët si një tërësi, dhe shumica e pjesëtarëve të ish UÇK-së në veçanti janë banditë pa dallim. Ajo përgjithëson trafikimin e organeve në të gjithë vendin, ndërsa zyrtarët e implikuar përfaqësojnë vetëm disa anëtarë të UÇK-së.” Ai, po ashtu evokon Bernard Kushner, i cili në vitin 2010 filloi të qeshte kur një gazetar serb i tregon atij të trafikut të organeve të mundshme.

“Trafikut që nuk mund të jetë me mbyllje e syve e shërbimeve sekrete, dhe se, shërbimet perëndimore… “ ka nënvizuar autori i librit të zi për Kosovën. Por në këtë pikë, Pierre Péan,  thjesht dhe pa gabime nuk arrinë të dëshmoj asnjë më të voglat elemente si dëshmi, bile së paku për ta justifikur titullin e librit të tij: “Kosova: një luftë vetëm sa për ta krijuar një shtet mafioz”.

Lajme të ngjashme

Back to top button