Jeta e Dr. Florit, fëmijët e tij frymëzim në art dhe në jetë

Ai gjithmonë ka nguruar që të flasë për jetën e tij personale, ndërsa ka dëshmuar se ka qëne një baba shembullor. Fëmijët kanë qënë frymëzim për të, në art dhe në jetë.

Këngëtari i talentuar la pas një vajzë dhe djalin që ka lindur vetëm pak javë më parë. Florian Kondi, i lindur më 28 shkurt të vitit 1979, ndërroi jetë sot, vetëm dy ditë larg ditëlindjes së tij të 35-të.

Pseudonimi Dr. Flori, i ka ngelur si “nofkë” që kur ishte i ri, për të cilën nuk ka dhënë ndonjë shpjegim. Ai ka rrëfyer se ishte një prind i mirë dhe se ardhja në jetë e fëmijëve, e ka realizuar si njeri. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button