1989: Revolucioni i Kadifenjtë nëpër fotografi…forca e popullit!

Më 17 nëntor, Sllovakia dhe Çekia kujtojnë 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë. Tetë ditë pas rënies së Murit të Berlinit, një protestë studentësh kundër pushtimit komunist shtypet dhunshëm nga forcat e rendit në Pragë. Pas pak ditësh, qindra mijëra njerëz vërshuan rrugët e kryeqytetit çek, derisa në fund të muajit Partia Komuniste pajtohet të mbajë zgjedhje të lira. Në dhjetor, regjisori disident, Vaclav Havel, zgjidhet president dhe demokracia zë vend.

53856501-6901-4686-AC42-C14FCBAF06F2_w974_n_s

1. Protestat e para u mbajtën në janar të vitit 1989. Protestuesit shënonin vetë-djegien e studentit çek Jan Palach njëzet vjet më parë, në shenjë kundërshtimi ndaj pushtimit sovjetik të vitit 1968.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Në muajin gusht u mbajtën protesta të tjera, të cilat gjithashtu shënonin përvjetorin kundërthënës të pushtimit sovjetik.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Protesta e radhës u mbajt më 28 tetor 1989, në përvjetorin e themelimit të Çekosllovakisë, më 1918. Protestuesit kërkonin liri dhe demokraci në sheshin Wenceslas në Pragë.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Kthesa e madhe ndodhi më 17 nëntor 1989, me mbajtjen e protestës më të madhe në 20 vjet. Mijëra studentë parakaluan qetësisht përmes qendrës së Pragës, derisa u ndalën nga një kordon policie në Rrugën Popullore.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Studentët ndezën qirinj dhe brohorisnin “jemi duar-thatë”, por policia speciale bllokoi rrugëdaljet para se të fillonte sulmin ndaj tyre.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Numri i protestuesve filloi të rritet me të madhe. Më 19 nëntor, policia speciale bllokoi urën për të parandaluar depërtimin e protestuesve drejt Kështjellës së Pragës, aty ku edhe gjendej zyra e presidentit çekosllovak.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Në këtë foto, të bërë më 19 nëntor, protestuesit shihen të ulur në gjunj, ndërkohë që përballen me policinë në Pragë. Edhe kësaj radhe policia reagoi dhunshëm.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Më 21 nëntor, më shumë se dyqind-mijë protestues dolën në Pragë për të pestën ditë me radhë.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

Më 24 nëntor, turma u rrit në 300,000. Vaclav Havel, regjisori disident dhe ish i burgosuri politik, iu drejtua turmës masive nga një ballkon prej nga shihej i gjithë sheshi Wenceslas, në qendër të qytetit të Pragës

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

10 Më 26 nëntor, protestat u zhvendosën në një park të madh, për të akomoduar numrin në rritje të protestuesve. Rreth gjysmë milioni njerëz erdhën për të dëgjuar fjalimin e Havelit dhe liderëve të tjerë të opozitës.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

11 Busti i liderit sovjetik Stalin, me një shkrim ku thotë “Asgjë Nuk Zgjat Përjetësisht”, në sheshin Wenceslas, në ditën e dhjetë të protestave, 27 nëntor 1989.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

12 Liderët e “Obcanske Forum” [Forumit Civil], grup opozitar, e shndërruan teatrin në Pragë në seli qendrore. Vaclav Havel shihet i dyti nga e djathta.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

13 Turma të mëdha njerëzish vazhduan të vërshojnë qytetin me të dëgjuar lajmin se komunistët ishin zbrapsur dhe ishin pajtuar të mbajnë zgjedhje të lira. Në duar mbanin pankarta me mbishkrimin “Havel na Hrad” [ Haveli Në Kështjellë], një sllogan shumë popullor në kohën e protestave.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

14 Më 29 dhjetor 1989, Vaclav Havel dhe gruaja e tij Olga, përshëndesin qytetarët në Kështjellën e Pragës, pasi zgjidhet si president i ri i Çekosllovakisë.

1989: Revolucioni i Kadifenjtë

15 Shampanjë e festime në pritje të Vitit të Ri dhe demokracisë së re, 31 dhjetor 1989

Lajme të ngjashme

Back to top button