fbpx

Teuta e befason Dhuratën

Nuk e ka harruar ditëlindjen e saj. Aktorja kosovare, Teuta Krasniqi, ka vendosur që ta befasojë shoqen e saj, Dhurata Ahmetaj, e cila ka mbushur 22 vite jetë të dielën. Teuta kishte përgatitur një ëmbëlsirë speciale për Ahmetajn, në të cilën kishte shkruar ‘Happy Birthday’.

Kjo ditëlindje nuk kaloi edhe pa fotografi të cilat u postuan në rrjetin social ‘Twitter’. Ai që nuk shihej në foto ishte këngëtari Blero, i cili për arsye të tij nuk e ka shoqëruar Teutën për të shkuar tek Dhurata, transmeton Tribuna.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close