AAK: Vetëm Haradinaj, Kryeministër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vendosur që mos të bëjë asnjë kompromis me LDK-së sa i takon postit të kryeministrit.

Kryesia e AAK-së ka paralajmëruar prishjen e koalicionit paszgjedhore në rast se LDK tenton ta ndryshojë marrëveshjen e 10 qershorit, e cila parashikon që Kryeministër të jetë Ramush Haradinaj.

“Kryesia e AAK sërish konfirmon zotimin e AAK-së për Marrëveshjen e 10 qershorit, e cila krijoi Koalicionin LDK, AAK, NISMA, së cilës marrëveshje më vonë iu bashkua edhe Lëvizja VV, duke nominuar, në emër të synimit për ta bërë ndryshimin thelbësor në politikën kosovare, Ramush Haradinajn, Kryeministër të Qeverisë së Kosovës. Marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilitdo subjekt që është pjesë e Koalicionit”, tha Isufi.

Isufi ka thënë se prishja e koalicionit të Bllokut bie mbi udhëheqësin e subjektit që synon ta prishë marrëveshjen e 10 qershorit.

I pyetur nga gazetarët nëse AAK mund të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në rast të prishjes së Bllokut, Isufi nuk e ka mohuar një gjë të tillë, edhe pse sipas tij aktualisht po punojnë për zbatimin e marrëveshjes së Bllokut.  / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button