Deri 1000 euro gjobë nëse jo-familjarët ua ruajnë fëmijët pa licencë

Vetëm gjyshet apo gjyshërit që kujdesen për nipat e tyre në kushte shtëpiake nuk do të duhet të kenë licencë për punë me fëmijë. Ato hynë në kategorinë e kujdesit familjar, ose për shkak se këtë nuk e bëjnë profesionalisht që të ,mund të kalojnë testet e nevojshme ku do të shihet gjendja e tyre psikofizike.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve përcakton gjoba prej 500 deri në 1000 euro, nëse dadot nuk kanë licencë. Gjobat do të paguajnë edhe në qoftë se agjencitë nuk mbajnë evidencë për shfrytëzuesit dhe shërbimet e ofruara.

Edhe pse nga ministria pranojnë se do të jetë shumë rëndë të kryhen kontrolle për dadot që kujdesen për fëmijë në kushte shtëpiake, sepse nuk mund të futen nëpër shtëpi. Këto raste do të kontrollohen vetëm nëse ka ndonjë paraqitje.

licenca do të vlejë 5 vite ndërsa deri në muajin tetor 500 dado kanë fituar licencën për tu kujdesur për fëmijët ën kushte shtëpiake.

Lajme të ngjashme

Back to top button