Subjektet afariste ankohen për gjendjen ekonomike dhe financiare

Drejtuesit e subjekteve afariste nga fusha e tregtisë parashtrojnë vlerësime jo të favorshme të situatës ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2014, në krahasim me të mëparshmen, ndërsa më të favorshme në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013.

Siç publikoi Entit Shtetëror për Statistikë, drejtuesit e subjekteve afariste kanë vlerësuar se situata e tyre financiare në tremujorin e tretë të vitit 2014 ka qenë më e favorshme në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2014, ndërsa pritjet për gjendjen ekonomike për periudhën e ardhshme janë të njëjta si në tremujorin e mëparshëm.

Vlerësimet për sasinë e rezervave në tremujorin e tretë të vitit 2014 është se ajo është më e ulët se në tremujorin e kaluar, ndërsa në aspektin e porosive për periudhën e ardhshme priten të zvogëlohen. Pritjet për numrin e të punësuarve janë se do të mbeten në të njëjtin nivel si në tremujorin e kaluar të vitit 2014.

Udhëheqësit kanë vlerësuar se lëvizjet e çmimeve të shitjes në tremujorin e tretë të vitit 2014 kanë shënuar rënie në krahasim me tremujorin e kaluar. Në tremujorin e tretë të vitit 2014, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pritjet për çmimet e shitjes në tre muajt e ardhshëm janë se do të zvogëlohen. Ndikimin më të madh në kufizimin e gjendjes ekonomike të subjekteve afariste gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014 kanë pasur një kërkesë të ulët të blerësve me 33.2 për qind, rritje të konkurrencës me 22.5 për qind, rritje të ofertës së tregut me 14 për qind dhe rritje të shpenzimeve financiare (interesat ) me 7.1 për qind

Lajme të ngjashme

Back to top button