De Biasi: 90 minuta do të jem plotësisht shqiptar

Gianni De Biasi, me ekipin e tij kuq e zi, do ta sfidojë përfaqësuesen e vendit të tij, atë të Italisë. Andaj, kjo ndeshje është shumë e veçantë për strategun italian, i cili për dy vite punë në Shqipëri, ka arritur të sjell “magji” në skuadrën që fle në zemër të çdo shqiptari.

Për 90 minuta, strategu italian thotë se do të jetë plotësisht shqiptar, për t’i qëndruar besnik Shqipërisë që i beson shumë.

“E rëndësishme është që do të luajmë për herë të parë me Italinë, një gjë që ju ma kishit kërkuar që në fillim. Tani gjithçka është gati, madje dhe unë do të luaj, pasi jam shqiptar”, ka deklaruar De Biasi.

Por, thotë se do ta këndojë edhe himnin italian, bashkë me bashkëkombësit e tij, që kësaj here do t’i ketë kundërshtarë, por vetëm sportiv, transmeton Zeri.

“Këndova dhe himnin francez dhe na solli mbarësi, kështu që do të këndojë dhe himnin italian”, ka theksuar ai.

Edhe pse është veç takim miqësor, De Biasi e kërkon maksimumin nga djelmoshat e tij përball italianëve. Ai do të largohet i kënaqur nga Genova, vetëm nëse kuqezinjtë zhvillojnë lojë të njëjtë sikurse që luajtën si mysafirë të Francës (1:1), nëpërmjet të cilit takim, Shqipëria habiti Evropën.

Lajme të ngjashme

Back to top button