iPhone 6, më i popullarizuar se iPhone 6 Plus

Në shtator të këtij viti, Apple zbuloi modelet e saj ikonike të telefonave, përkatësisht modelet iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Të dyja modelet e reja u shfaqën në treg me një ekran më të madh në krahasim me paraardhësit e tyre, me ekranet prej 4.7” dhe 5.5”, respektivisht.

Sipas një raporti të ri, versioni më i vogël i telefonit të ri të Apple, iPhone 6, është shitur shumë më mirë se fableti iPhone 6 Plus, por ky i fundit ende ka një pjesë të konsiderueshme të tregut të iPhone.

Një raport i publikuar nga Consumer Intelligence Research Partners ka vlerësuar se iPhone 6 është shitur pothuajse tri herë më mirë se sa fableti i madh – iPhone 6 Plus.

Analisti Steven Milunovich i UBS, sugjeron se iPhone 6 zotëron 68 për qind të shitjeve, ndërsa tableti i Apple llogaritet se merr vetëm 23-24 për qind të shitjes së përgjithshme.

Mirëpo, si të kombinuar, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus përbëjnë pothuajse 91 për qind të shitjeve totale të iPhone për katër javët e para të disponueshmërisë, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga modelet e vitit të kaluar, iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Lajme të ngjashme

Back to top button