fbpx

Izet Mexhiti takohet me përfaqësues të ndërmarrjeve publike

Sot, kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti realizoi takim me përfaqësues të  disa ndërmarrjeve publike në Shkup. Ky takim ka për qëllim të nxjerr në pah të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohen qytetarët e Çairit dhe mënjanimin e tyre me anë të intervenimit nga strukturat adekuate.

Në bashkëpunim me ndërmarrjen publike “Rrugë dhe rrugica” u vendos që të bëhet arrnimi i disa rrugëve kryesore si: “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Brigada Maqedono-Kosovare”, “Ferid Murad”, gjithashtu rrugët në lagjen Gazi Babë: “Bajram Shabani”, “Çairska” dhe “Resenska”. Projekti tjetër që do realizohet nga ndërmarrja e lartpërmendur do jetë asfaltimi i tërësishëm i urës në rr.”Krste Misirkov”, rikonstruimi i trotuareve në pjesën e mbetur në rr.”Krste Misirkov”, ndërtimi i lentës për rekreacion në malin e Gazi Babës si dhe rregullimi i fushës sportive.

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në kuadër të aktiviteteve në Komunën e Çairit, në Gazi Babë do të bëj lidhjen e ujit nëpër shtëpi dhe shkyçjen e rrjetit të vjetër që të mund të funksionojë rrjeti i ri, ndërsa në rr.”Stojna Stevkova” do të vazhdojnë punimet për ujërat atmosferik si dhe do të bëhet rikonstruimi i një pjese të ujërave të zeza.

Përfaqësuesi i ndërmarrjes publike “Higjiena Komunale” premtoi furnizim me kontejnerë të ri si dhe  zëvendësimin e kontejnerëve metalik me ato plastik.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close