Këtë vit janë paraqitur rreth 700 raste të dhunës në familje

Gratë në Maqedoni përjetojnë më shumë dhunë se sa meshkujt, ndërsa dhuna psikologjike dominon ndaj asaj fizike. Që nga fillimi i vitit deri në shtator janë regjistruar 694 raste, nga të cilat 72.9 për qind është ushtruar dhunë ndaj grave,  13.9 për qind ndaj meshkujve dhe 13.1 për qind ndaj fëmijëve. Në rastet e dhunës në familje, janë regjistruar dy vrasje dhe dy kidnapime.

Të dhënat e Ministrisë për punë dhe politikë sociale tregojnë se për dallim nga viti i kaluar numri i rasteve të dhunës në familje është rritur për 10.3 përqind.

Lajme të ngjashme

Back to top button