Akuza ndaj Naser E, mbrojtja thotë se vrasja është bërë në vetëmbrojtje

Pala mbrojtëse e të dyshuarit Naser E. për vrasjen e maturantit maqedonas Angel Petkovski, është duke punuar në ankesën ndaj vendimit të Prokurorisë e cila akuzoi atë për vjedhje dhe vrasje me paramendim.

Avokati mbrojtës Robin Dvojakov bëri të ditur për Portalb, se në afat prej tetë ditësh do të dorëzohet ankesa pranë gjykatës dhe më pas do të fillojë gjykimi.

“Jemi duke përgatitur ankesën ndaj vendimit të prokurorisë për akuzën ndaj Naser E. Deri të premten ajo të dorëzohet në gjykatë dhe më pas të presim që të fillojë gjykimi”, tha për Portalb, Dvojakov.

Ai shtoi se ka prova të cilat dëshmojnë se vrasja është bërë në vetëmbrojtje.

“Në gjykatë do të shpalosim provat tona që i kemi nga hulumtimet dhe të cila do të dëshmojnë që N.E. ka kryer vrasje në vetëmbrojtje”, shtoi Dvojakov.

Sipas aktakuzës, në vendin e krimit, Eshtrefi është përplasur fillimisht me viktimën Angel dhe më pas edhe me babanë e këtij të fundit.

“Gjatë kësaj përplasjeje, i akuzuari ka nxjerr një thikë me një teh dhe e ka vërvitur atë dy herë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar plagë në pjesën e djathtë të kraharorit. Më pas, i akuzuari është sulmuar nga ana e babait të viktimës, duke e qëlluar me shkop të drunjtë, por ai ka arritur të largohet”, thuhet në aktakuzë.

Pas vrasjes së Angel P, në Shkup u krijua rrëmujë nga banorët maqedonas të cilën akuzonin se vrasja është bë për motive etnike dhe demoluan lokalet shqiptare të cilët nuk u dëmshpërblyen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button