Kufizim i shpejtësisë në mjedise urbane nga 60 në 50 kilometra në orë

Shpejtësia maksimale e automjeteve në komunikacion në mjediset urbane në vend të 60 kilometrave në orë, do të ulet në 50 kilometra në orë, është parashikuar me ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion i cili është përgatitur dhe duhet të vendoset në procedurë parlamentare, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky është ndryshimi me i madh dhe i vetëm në ligjin për siguri në komunikacion në pjesën e kufizimeve të shpejtësisë në rrugë. Ky ndryshim është bazuar ën rekomandimet dhe përvoja në vendet anëtare të BE-së, të cilat shumë kohë më parë kanë vendosur këtë limit prej 50 kilometrave në orë në qytet ndërsa kjo rregullore funksionon në shtete e rajonit.

“Kufizimi i shpejtësisë, si dhe politika ndëshkimit me ligjin e ri për siguri në komunikacionin rrugor mbetet e njëjtë, ndryshim të vetëm ka në shpejtësinë maksimale në mjediset urbane ku shpejtësia është zvogëluar nga 60 në 50 kilometra në orë”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button