Kuvendi i Degës së BDI-së mbahet më 30 nëntor, Ademi: nuk ka përçarje

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, mohon zërat për konfrontime verbale në mbledhjen e fundit të Kuvendit Vendor të BDI-së, në Reçicë të Vogël.  Ai rrëfen për Portalb se procesi zgjedhor në të gjitha nëndegët e BDI-së zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Ademi, thotë se në Reçicë të Vogël pas zgjedhjes me vota të fshehta të kryetarit të Këshillit Vendor, Remzi Abdullai,  komisioni kandidues prezantoi listën e kandidatëve për anëtarë të kryesisë së Këshillit.

“Pasi u konstatua se në mesin e  kandidatëve është edhe një anëtarë i cili nuk ishte prezent në Kuvend, komisioni kandidues në nivel dege, kryetar i së cilës jam unë, për të respektuar rregulloren, vendosi që ai të mos zgjidhet për shkak të mos prezencës së tij”, thotë Xhevat Ademi.

Sipas tij, meqë bëhet fjalë për anëtarë të devotshëm të BDI-së i cili e meriton të jetë në kryesi të Këshillit Vendor,  për të respektuar statutin komisioni vendosi ta ndërpres Kuvendin dhe të vazhdojë kur kandidati të jetë prezent.

Xhevat Ademi thotë se brenda kësaj jave do të vazhdojë kuvendi i Këshillit Vendor  në Reçicë të Vogël, ashtu siç parasheh statuti dhe rregullorja brenda partiake.

“Nuk e përjashtoj mundësin që ndonjë anëtarë të ketë pakënaqësi se unë nuk lejova të shkelet statuti, por  incident nuk ka pasur. Për  fatin e keq të atyre që janë të shqetësuar për këtë demokraci brenda BDI- zgjedhjet në degën e Tetovës kalojnë në atmosferën korrekte, demokratike dhe konkurruese”, tha Xhevat Ademi.

Kuvendi i Degës së BDI-së do të mbahet më 30 nëntor

Kuvendi i degës së BDI-së, në Tetovë,  ku do të zgjidhet kryetari i ri  dhe anëtarët e kryesisë së Degës do të mbahet më 30 nëntor ditën e diel.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi thotë për Portalb se  deri në këtë moment kanë mbaruar mbledhjet në 20 Këshilla Vendore dhe kanë mbetur edhe 9 Këshilla për të përfunduar gjithë procesin zgjedhorë në  BDI.

Ademi thotë se në çdo Kuvend Vendorë zgjedhjet kanë qenë me vota të fshehta dhe me më shumë kandidatë, sepse kështu përcakton statuti i BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button