Nga sot Shkupi me Aqua Park (VIDEO)

Aqua Parku në Shkup u hap sot në Shkup. Ai gjendet në anën veriore të qendrës sportive, menjëherë prapa hotelit “Aleksandar Palace”.

Qeveria pa se nuk ekziston interes të sektori privat për ndërtimin e objektit, u soll vendim që të ndahen mjete buxhetore për ndërtimin e saj, tha kryeministri Gruevski.

“Sot ky premtim u përmbush, Shkupi fitoi Akua park. Nëse ka vullnet të fuqishëm, nëse dëshirohet mund të bëhen vepra të mëdha”, tha kryeministri. 

Ndërkohë, drejtori i sallës “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski informoi se Akua parku dop të punojë prej orës 10 të mëngjesit deri në ora 1 në mesnatë.

Në sipërfaqe prej 12.000 metrash katrorë janë ndërtuar 10 toboganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lumi dembel, ndërtesë administrative me restoran, tre kafe-bare, nyje sanitare, zhveshtore dhe ndihmë e parë. Nën objekt ka sistem bashkëkohor për filtrimin e ujit.

Në atraksionin e ri veror në Shkup do të punojnë 35 shpëtues. Aqua parku do të mundësojë edhe 40 vende të reja pune, për personat që do të punojnë në objektet hotelierike në kuadër të parkut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button