Instituti ZIP: Komunat punësojnë vetëm anëtarë partiak aktiv

Punësimet nëpër komuna janë partiake dhe shpalljet për punësim publikohen pasi që të dihet se kush ku do të punësohet, intervistat për punë janë subjektive, nuk respektohet sistemi i meritës, kurse dëshira si instrument as që funksionon. Këto janë disa nga përfundimet e hulumtimit “A bëhet puna pa librezë partiake: punësimi në administratën lokale të Maqedonisë”, të cilën e realizoi Instituti ZIP për vetëqeverisjen lokal edhe arsimin joformal.

Hulumtimi u bë në katër komuna, por për shkak të temës delikate, nuk do të mund t’i zbulojmë cilat janë ato. Të gjitha në këto komuna, kanë parti të ndryshme në pushtet. Intervistuam tetë persona, nga një të punësuar nga secila komunë në sektorin e reseruseve humane dhe gjithësej katër kandidat, të cilët kanë aplikuar për punësim nëpër komunat, prej të cilëve dy janë pranuar dhe dy janë refuzuar- tha Olimpia Hristova Zaevska, hulumtues- bashkëpunëtore e Institutit ZIP.

Përveç punësimeve që bëhen me parimin e anëtarësisë partiake aktive nga ZIP-i thonë se punësimet përdoren edhe si revanshizëm politik ndërmjet partive politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button