LSDM demanton zërat se ka pasur takime me VMRO-DPMNE-në

Zyrtari i lartë i LSDM-së, në një deklaratë për Libertas mohon zërat se ka pasur bisedime intensive me drejtuesit e VMRO-DPMNE-së, për të kërkuar formulën për ripërtëritjen e dialogut politik.

Zyrtari i LSDM-së, thotë se nuk ka pasur kurrfarë takimi të martën e kaluar dhe se nuk ka lëvizje në dialogun politik.

Sipas deklaratave të kryeministrit Nikolla Gruevski edhe partia qeverisëse, problemin më të madh për zhvillimin e dialogut politik e ka kërkesën e opozitës për qeverinë teknike para zgjedhjeve të ardhshme.

Në ndërkohë skenën politike e ka nxehur deklarata e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për njëfarë “Bobme”, pas së cilës kryeministri Gruevski duhet të japë dorëheqje për tre ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button