AJRI I NDOTUR VRET!!!

Ndodhemi përballë  treguesve alarmantë të ndotjes së ajrit, le të bëjmë një analizë të thjeshtë të situatës sonë mjedisore për të kuptuar cila është gjendja aktuale. A duhet të shqetësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të menjëhershme apo problemi nuk është koherent?!

Le të fillojmë thjesht të flasim për problemin, të kuptojmë rëndësinë e edukimit mjedisor dhe rolin e tij në shoqëri. Të mos të vazhdojmë të bëhemi shkak i shkurtimit të jetëgjatësisë sonë në pavetëdije.

Ndotja e ajrit është ndotja e atmosferës, domethënë shtimi i substancave (ndotës) në atmosferë që në kushte normale nuk do të ekzistonin. Në kohët moderne, ndotja është shpesh një rezultat i aktivitetit njerëzor. Ndotja e ajrit nga njeriu është shkaktuar kryesisht nga tre aktiviteteve të tij, industrisë, transportit dhe urbanizimit.

Konkretisht ne vendin tone kemi e grimcave PM10 dhe LNP te cilët janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër.PM10 (Particulate Matter ) është një përzierje pjesëzash të  lëngëta dhe të ngurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Ky indikator është cilësuar si rreziku më i madh shëndetësor, pasi  këto lloj grimcash depërtojnë në pjesën  e poshtëm të mushkërive.PM ndikojnë më shumë çdo ndotës tjetër në popullatë .Komponentët kryesorë të PM janë sulfatet, nitratet, karboni etj.

Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë :

•  Kanceri

• Sëmundje zemre dhe rreziku për sulm

•  Sëmundje mushkërie si cirroza dhe Emfizema

•  Astma

•  Pneumonia dhe komplikacionet e saj

•  Bronkiti dhe pneumonia

•   Alergji të lidhura me aparatin respirator

•    Dhimbje koke dhe migrenë te vazhdueshme

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave kontribuon ne riskun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve respiratore deri në kancer të mushkërisë.Së fundmi, OBSH supozon se ndotja e ajrit është e lidhur edhe me zhvillimin neurologjik, me lindje të parakohshme dhe me diabetin.

Kur këto substance gjenden në përqendrim të lartë në atmosferë, ato prekin gratë shtatzëna dhe shkaktojnë një dëmtim të madh ndaj fetusit, veçanërisht ndërmjet muajve të 3-të dhe të 6-të të shtatzënisë. Kjo periudhë e shtatzënisë është e rëndësishme për zhvillimin e zemrës: sa më i lartë përqendrimi i këtyre substancave në ajër, duke rezultuar me ekspozimin e madh të grave shtatzëna, aq më i madh rreziku për anomali kardiake tek fëmijët.

Të gjendur vazhdimisht në rrezik janë sidomos të vegjlit. Janë ata, sistemi imunitar i të cilëve nuk është i zhvilluar plotësisht dhe që në mënyrë të pavetëdijshme, duke mos qenë të vetëdijshëm për rrezikun që shkakton ndotja e ajrit, ata që kalojnë më tepër kohë jashtë. Kështu, ndotja e ajrit bëhet shkak për bronkitin kronik tek fëmijët, për kollën kronike, por edhe për sëmundje të tjera që lidhen me rrugët e frymëmarrjes. Por pse janë fëmijët më të rrezikuarit nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit?

Janë disa fakte që tregojnë qartazi pse të vegjlit rrezikohen më tepër:

Mbrojtja natyrore tek të vegjlit është më pak e zhvilluar se në grup-moshat më të rritura. Lëkura e tyre është më tepër e ndjeshme dhe e depërtueshme se lëkura tek të rriturit. Procesi i filtrimit është më pak efektiv se tek të rriturit. Kështu, sistemi i tretjes dhe organet janë ende në zhvillim. Fëmijët janë në kontakt më të afërt me mjedisin.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button