Studentët marshojnë kundër testimit ekstern

Studentët nëpërmjet iniciativës formale  studentore “Plenum Studentësh” do të organizon një marsh përmes të cilit do të përcjellë qëndrimit rreth reformave të paralajmëruara në arsimin e lartë, gjegjësisht sjelljen e testimit ekstern në fakultete.

Marshi do të fillojë sot në fillim prej ora 12 para Universitetit Kiril dhe Metodi, tek kompleksi i fakulteteve në Bit Pazar.

“Plenumi studentor e thërret çdo student i cili ndjehet i prekur prej këtyre politikave, të marr pjesë në këtë marsh dhe me këtë ta tregoj papajtueshmërinë e tij me këtë reformë. Ne mendojmë se mbrojtja e të drejtave studentore nuk është vetëm nevojë, por edhe obligim i çdo studenti. Për këtë arsye, të paraqitemi në këtë marsh, t`i mbrojmë të drejtat tona, dhe me këtë të tregojmë se studentët nuk janë masë e pasivizuar ku qëllimi i tyre i vetëm është arritja deri tek një letër e ashtuquajtur diplomë, por se janë të vetëdijshëm dhe bartës aktiv të një shoqërie dhe se nuk lejojnë padrejtësitë në kornizat e të njëjtës”, thuhet në thirrjen për marsh.

Plenumi Studentor apelon që marshi studentor të jetë i qetë. Gjithashtu, vlerëson se marshi i secilit duhet të jetë si student dhe jo si një poltron partiak, dhe për këtë arsye apelohet që çdo pjesëmarrës të thirret në indeksin.

Lajme të ngjashme

Back to top button