fbpx

Shënime për populizmin: VESHËT E KUSHËRIRIT TË MADH

Mediat janë ndër viktimat e para të autokracisë, për shkak se ato janë “indi lidhës” ndërmjet tre shtyllave të qeverisjes autokratike: klientelizmit (“kooptimit”, siç do të thuhej në teori), represionit dhe legjitimitetit.

 

Shkruan: Sasho Ordanoski

 

Kornizat e “bombës së Zaevit”, “serial turk” gjatë kohë i paralajmëruar në produksion të politikës maqedonase, po harxhohet. Siç po flet çarshia mirë e informuar, se së shpejti duhet të zbavitemi – për arsye se lotët demokratik moti na janë tharë – me një listë të fejtonizuar dhe të dokumentuar të keqpërdorimeve shtetërore dhe aktiviteteve joligjore të zbuluara ala Snouden, në të cilën për të gjithë do ketë nga diçka: nga falsifikimi i zgjedhjeve dhe krijimi i dokumenteve të rrejshme, deri te pikanteri për kriminogjenitetin e “shejtë” të familjes, deri te kodrat me transkripta nga operacionet jolegale të institucioneve përgjegjëse dhe lumej parashë  të derdhura në mullinj të gabuar. Do të ketë kuadro partiak, partner koalicioni dhe bashkëshort të dëshpëruar. Në qendër të gjërave do të jetë aktiviteti i shërbimit të fshehtë maqedonas partiak, ai tempull i shenjtë për shumë vite i politikës së këtushme fëlliqësuese me minaret e veta të larta të së keqes dhe kambanat e zhurmshme që përhapin trazirë dhe mjegulla.

Qeveria e nuhat këtë dhe tash përgatit përgjigjet e veta dhe kundër sulmet. Gruevski, heroi demokratik i rilindjes nacionaliste maqedonase, përsëri nuk do të jetë në shtet, duke kërkuar investitor të huaj në Namibi dhe në Tokën e Zjarrtë, për arsye se atij çështjet e rëndësishme të lirive dhe respektimit të ligjeve nuk i vijnë as deri te gjuri në krahasim dhe ëndrrën kapitaliste që secila familje e Maqedonisë së paku të ketë nga një të punësuar në administratën shtetërore. Në emër të tij do të flasin aparaturat më ulëta të hidhëruara partiake dhe yjet dhe kometat “gazetareske” të zyrës propaganduese të qeverisë. Mediumet që teneqe rrahëse tash më janë dorëzuar lisat e vjetra të përditësuara të tradhtarëve dhe agjentëve të huaj, për secilën rast – të fundoset kredibiliteti i atyre që ende kanë guxim që këtij prifti ti tregojnë se nën mantel i varet bishti nga renat. Nga sirtarët nxirren edhe listat e fundit për arrestim, ato të cilat si kuburet maqedonase për brez mbahen “për të keqen e panevojshme”, që të mos hiqet vëmendja e publikut në anën tjetër. Edhe ndonjë incident ndëretnik nuk do të jetë më shumë, nëse zbulimet e opozitës me të vërtetë tërheqin më shumë vëmendje në publikun vendas dhe të huaj çdo çudi vetëm tri ditë.

Çfarë do të thartohet në bathoren e LSDM-së mbetet të shihet. Por, e gjithë storja përsëri do të jetë udhërrëfyes për rolin e  veshëve të Vëllaut të Madh për shoqëritë e pa kalitura si kjo e Maqedonisë.

 

LOJA E FRONEVE

Ekzistojnë disa arsye për të cilat që çdo qeveri jodemokratike dhe zyrtarët e latë-maço të jenë të fascinuar nga mundësitë dhe keqpërdorimi i shërbimeve sekrete.

E para, për arsye se në mediumet, në partitë dhe në institucionet e demokracisë është shuar debati dhe ngulfatet çdo tentim për debat të menduar ose kritikë publike të politikave të qeverisë dhe nga ato del realiteti, despotët kanë problem që të kuptojnë si është atmosfera reale në shoqëri, çfarë diskutohet “në mes popullit”, gjegjësisht – edhe më keq – pse hesht populli. Despotët modernë e kanë të qartë se edhe nga rezultatet e anketave të përditshme  të publikut nuk mund deri në fund t’ju besohet, për arsye se vetë ato e dinë se sa energji dhe resurse janë harxhuar për atë që qytetarët të fiksohen dhe të heshtën. Nga ana tjetër, nuk mundet despoti të lejojë të befasohet nga reagimi i publikut, për arsye se çmimi i një befasimi të tillë mund ët jetë shumë i lartë – për shembull Gadafin, të ënjtur e nxorën nga një farë gypi kanalizimi, dhe jo shumë gjatë më pas, plotësisht i befasuar, ta kthejnë në kanalizimin e përjetshëm të despotëve të likuiduar. Në kohë të tjera, despoti do të vishej me tesha të thjeshta dhe do të ngjiste mjekër të rremë që të shëtitej nëpër pazar dhe qendra dhe nga atje do të bindej me opinion  e publikut për qeverisjen e tij. Autokratët e sotëm rehatohen në mendimin se nuk ka nevojë për mjekër dhe mustaqe të rremë, kur shërbimi sekret është në gjendje për çdo ditë që t’ju dorëzojë raporte nga analizat e dala nga dëgjimi apo ndjekja e oponentëve.

E dyta, nuk janë vetëm konkurrentët cak i shërbimeve sekrete – në të kundërtën, sa më e pjekur të jetë qeveria autokratike, aq më pak oponentë të “jashtëm”, pra një pjesë e mirë e punës së shërbimeve shkon në përgjimin dhe spiunimin aleatëve, bashkëpartikëve, kolegëve dhe shokëve, bashkëshortëve dhe kurtizaneve të tyre. Në këtë lojë të froneve, jo rrallë cak është familja, kumbarët, ndrikullat dhe krushqitë, qëllimi janë edhe këto gërmadha të partive dhe miqve të ndryshëm, të shumuar nëpër mediumet dhe në kabinetet, me agjendat e tyre të vogla, sueta të mëdha dhe karaktere jo ekzistuese. Duhet të mësohet leksioni nga historia se një numër i madh i despotëve, në fund përfundojnë me tradhti nga më të afërmit, ata të cilët ose duan të jenë kalif në vend të kalifit ose në kohë e lëshojnë “anijen” që lëshon si resho. “Dëshmitarët e mbrojtur” nuk janë menduar për sundimin e së drejtës në demokracinë moderne. Për secilin Cezar gjithmonë ka edhe disa Bruto.

 

DEMOKRACIA ME TELEKOMANDË

E treta, për arsye se në zbatimin autokratik të politikës gjithçka është vertikale, nga lartë poshtë dhe nuk ka këmbim të mendimeve, nuk ka diskutim institucional dhe jashtë institucional për politikat – si do të thotë rilindësi, ashtu është! – rrjedhat shoqërore nuk menaxhohen nëpërmjet distribumit të ideve dhe as nëpërmjet fuqisë së argumenteve, por nëpërmjet kontrollit të njerëzve dhe sjelljeve të tyre, votimit të tyre, dëgjueshmërisë së tyre. Nuk, ka shërbim më të mirë se shërbimi sekret  për kontrollin e njerëzve: filan drejtoi ka vjedhur diçka, ai anëtar ka dashnore, ndonjë gjykatës ka orientim të “gabuar” seksual, kurse filan gazetari është i dobët në bixhoz …me pak shtypje të përzier me kërcënim për komprementim, lojaliteti është i garantuar dhe komanduar me telekomandë.

E katërta, nuk ka despotizëm pa bërjen e parave, kurse familja e zgjeruar në qeveri është eksperte për investime në: bursë, of-shore kompani, investime të jashtme, korporata dhe materiale tjera “mbyll sytë dhe shtyjë” dhe redistribuo. Vetëm Zoti, e di se si tingëllojnë bisedat telefonike në mes Subratës dhe ndonjë kontakti të Qeverisë, për shembull…

Përfundimisht ka diçka soditëse, seksi, nga leximi i privatësisë së huaj. Ky lloj i kënaqësisë për invazionin e privatësisë  është tipike për secilin despotizëm. Dhe për këtë nuk ilaç, edhe pse deri diku ndihmon mbikëqyrja mjekësore.

Autokracia bashkëkohore maqedonase është e lodhur. E lodhur është edhe storja e saj. Këtu shpesh përsërisim se konsistenca e tregimit  – në përgjithësi në politikë, veçanërisht kur janë në pyetje populizmi dhe autokracia – është e një rëndësie të madhe. Mediat janë ndër viktimat e para të autokracisë, për shkak se ato janë “indi lidhës” ndërmjet tre shtyllave të qeverisjes autokratike: klientelizmit (“kooptimit”, siç do të thuhej në teori), represionit dhe legjitimitetit. Përqafimi i ngrohtë i shërbimeve sekrete, është ikja e fundit të tiranëve, despotëve, autokratëve dhe diktatorëve, për arsye se ju jepet ndjenjë e rremë e kontrollit dhe sigurisë. Mbetët të shohim çfarë (dhe nëse?)do të zbulohet “mjeti shpërthyes” i Zaevit për marrëdhënien me shërbimin sekret maqedonas dhe mediumeve maqedonase në të cilin lidhjet telefonike janë të nxehta dhe të rregullta.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close