fbpx

Risqet me të cilat përballet biznesi shqiptar dhe menaxhimi i tyre

Çdo ditë në  realitetin tonë personal dhe të biznesit ne marrim vendime që përmbajne risk. Për riskun ka përkufizime dhe trajtime të ndryshme, në varësi te situatës, këndveshtrimit dhe objektivave. Risku ka lidhje me pasigurinë, me mundësinë për të humbur, por edhe për të fituar. Për një biznes, risku paraqet mundesinë e ndodhjes së ngjarjeve që shkaktojne luhatje dhe mosrealizim të objektivave. Risku mund të matet, të vlerësohet dhe sigurisht të manaxhohet (drejtohet). Ky është një proces i vazhdueshëm për një biznes, përderisa edhe risqet që shoqërojnë ecurinë e një biznesi janë gjithashtu të vazhdueshme.

Sa njihet dhe si përceptohet risku nga bizneset shqiptare?Një biznesmen bën zgjedhje që përmbajnë risk pothuajse çdoditë. Madje vetë koncepti i sipërmarrjes nuk mund të kuptohet pa riskun. Në fund të fundit, shpërblimi që kërkohet nga një sipërmarrës në formën e fitimit është shpërblim për kapitalin që ai angazhon, për aftesinë sipërmarrëse që vë në dispozicion dhe për riskun që merr përsipër. Shpesh shumë biznesmenë bazohen në eksperiencën dhe në intuitet e tyre për të marrë vendime, duke përfshirë edhe vlerësimin për riskun që këto vendime mbartin. Kuptohet që sa më kompleks të jetë aktiviteti i biznesit, aq më vështirë bëhet që këto vendime të merren thjesht duke u nisur nga eksperienca. Kur biznesi arrin njëfare niveli dhe madhësie, është e nevojshme që të ketë një proçes të vlerësimit të riskut dhe drejtimit të tij që shkon përtej intuites. Me rritjen e madhësisë dhe kompleksitetit të biznesit, shtohet delegimi i vendimeve (jo proporcionalisht kuptohet) dhe kjo përbën gjithashtu një problem me vete.

Së pari duhet të shikojmë se si përceptohet risku nga bizneset. Vetë termi risk shihet me ngjyrim negativ dhe zakonisht me këtë term nënkuptohet ana negative e riskut, ai që njihet si “downside risk”, e thënë shkurt “mundësia për të humbur”. Madje në një këndvështrim më të ngushtë, përceptimi i riskut lidhet jo thjeshtë me mundësine për të humbur, por më saktësisht me mundesinë e ndodhjes së ngjarjeve që shkaktojnë humbje të mëdha, katastrofike për biznesin. Në fakt risku ka si anën pozitive dhe atë negative, pra mund të shkaktojë humbje, por mund të paraqesë dhe një oportunitet për rritje të fitimeve të biznesit.Së dyti, jo të gjitha llojet e risqeve përceptohen, madje një pjesë nuk shihen fare si të tilla,shumë nga faktorët e riskut  janë shpesh të neglizhuar nga shumë biznese, gjë që ne jo pak raste mund të çoje në humbje të mëdha dhe me pasoja për vijimësinë e biznesit.Së treti, shpesh ashpërsia e riskut neglizhohet, sidomos kur mundësia e ndodhjes së ngjarjes, vlerësohet jo shumë e lartë. Kjo mund të ketë pasoja fatale.

Faktoret e riskut për një biznes mund të jenë faktorë të ambientit të biznesit (të jashtëm) ose faktorë të vetë biznesit. Çdo biznes i nënshtohet risqeve që vijnë si pasojë e ekonomisë ku ai operon, sistemit ekonomik dhe financiar, kulturës dhe ligjeve të vendit ku operon. Gjithashtu çdo biznes ka karakteristikat e tij, unike dhe specifike, që përveçë se i shtojnë vlerë biznesit, i ulin ose i rrisin ekspozimin ndaj riskut. Biznesi shqiptar paraqet karakteristika të një biznesi dinamik, përgjithësisht fleksibël, të fokusuar kryesisht ndaj shërbimeve (80%) dhe të organizuar në mikrondërmarrje ose ndërmarrje të vogla (99%). Ato angazhojnë pak kapital, duke qenë kështu fleksibël ndaj ndryshimeve.

Si përfundim mund të them që njohja, vlerësimi dhe manaxhimi i risqeve për bizneset është shumë e rëndësishme. Shpresojmë që bizneset shqiptare të përdorin gjithnjë e më tepër teknikat e manaxhimit të riskut dhe tu drejtohen institucioneve dhe njerëzve të specializuar në manaxhimin e riskut.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close