Kriza po e fundos Kosovën

Moskonstituimi i Kuvendit dhe mosformimi i Qeverisë i ka shkaktuar dëme të pariparueshme vendit. Kjo krizë ka prekur çdo sferë të jetës. Analistët politikë mendojnë se një bllokadë e tillë institucionale do të ketë një kosto mjaft të lartë. Fisnik Korenica, nga Klubi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se ngërçi politik po prodhon një precedent të keq për vendin.

Sipas tij, kjo situatë ka ndikuar në bllokimin e shumë proceseve të rëndësishme për vendin siç është procesi i stabilizim-asociimit dhe zbatimi i kritereve për liberalizimin e vizave. “Bllokimi institucional që ka Kosova, natyrisht ka një kosto shumë të lartë edhe për qëndrueshmërinë e institucioneve edhe për precedentin e keq që po e prodhon në vend”, ka thënë Korenica.

Sipas tij, kriza po shkon në dëm të qytetarëve të Kosovës, të cilët e dëshirojnë një perspektivë integruese për shtetin e tyre. Moskrijimin e institucioneve për tash e 6 muaj, Korenica e sheh si mungesë të liderdershipit, gjë që do të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen ekonomike dhe zhvillimore të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button