Lëvizjes për reforma në PDSH, formoi Këshillin e nëndegës së Llakavicës

Lëvizjes për reforma brenda PDSH-së, mbrëmë formoi Këshillin e nëndegës së Llakavicës së Gostivarit.

Kryetari i Këshillit iniciues për degën e Gostivarit, Jeton Selimi tha se është motiv, mbresëlënëse si dhe tepër emocionale kjo përkrahje e madhe entuziaste që po i japin Lëvizjes banorët e Gostivarit përgjithësisht.

Profesori i njohur nga Gostivari, dhe njëri nga nismëtarët e parë në këtë Lëvizje, z. Arben Taravari para banorëve të Llakavicës tha se se kjo Lëvizje nuk ka për qëllim përçarjen e faktorit opozitar Shqiptar në Maqedoni por përkundrazi unifikimin. “Lëvizja është e hapur për të gjithë, dhe kjo do të paraqesë unifikimit e faktorit opozitar shqiptar në Maqedoni. Ne shqiptarët këtu në Maqedoni s’jemi armiq sepse armiku i vërtetë dihet se kush është, por ne veç se mendojmë ndryshe ndërsa qëllimi është i njëjtë”, tha Taravari.

Sipas tij, Lëvizja nuk do të paraqes asnjëherë aparat për hakmarrje apo revanshizma mes shqiptarëve, sepse kjo është praktika e dëmshme së cilës përgjithmonë do ti jepet fund.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button