Këtë javë duhet të përfundojë pagesa subvencioneve bujqësore

Këtë javë duhet të fillojë përfundimi i pagesës së subvencioneve bujqësore ndaj të gjithë marrësve të cilët i përmbushin kushtet me ligj. Kjo u paralajmërua gjatë takimit të javës së kaluar të kryeministrit Nikolla Gruevski me përfaqësues të shoqatave bujqësore.

Në takim morën pjesë Veljo Tantarov, kryetar i Lidhjes së bujqve, Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve, Nikolla Stamenov, kryetar i Federatës ë fermerëve dhe Stavre Janev, kryetar i Sindikatës së bujqve, si dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vanço Kostadinovski.

Në takim u theksua se për këtë temë është biseduar në mbledhjen e kaluar qeveritare dhe se është cekur se janë tejkaluar disa sfida procedurale teknike dhe se lëndët janë kompletuar dhe se pagesa duhet të fillojë.

Njëherit, u arrit edhe marrëveshje që në pajtim me kalendarin për pagesë të subvencioneve, gjatë nëntorit të fillojë pagesa e subvencioneve për kulturat e drithërave nga rekolta e vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button