Lista për ardhje të rregullt të deputetëve në takim koordinues

Në takimin e sotëm koordinues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm duhet ta parashtrojë raportin për ardhje të rregullt të deputetëve. Pritet që kryetari i Kuvendit dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve ta dorëzojnë këtë raport në Komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit, i cili në afat prej 15 ditësh duhet të sjellë përfundim dhe të propozojë që ai të vihet në rend dite në mbledhje kuvendore.

Më datën 10 të këtij muaji skaduan gjashtë muaj nga verifikimi i 34 mandateve të deputetëve të opozitës nga na e Kuvendit. Vetëm tre deputete nga 34 të zgjedhur popullor u kyçën në punën e Kuvendit dhe e kundërshtuan qëndrimin e opozitës për bojkotim të Parlamentit. LSDM dhe partitë e vogla opozitare u deklaruan se nuk kthehen në Parlament.

Mandati i deputetit mund të merret me shumicë prej dy të tretash.

Lajme të ngjashme

Back to top button