Çfarë të duhet shkolla, kur nuk i ke lidhjet!? (Video)

Drilon Krasniqi, student i masterit në psikologji shkollore, dy herë ka konkurruar që këtë lëndë ta ligjërojë në dy shkolla të mesme të Gjakovës.
Në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari”, vendin e tij e kishte zënë një kandidate me master nga një fakultet privat në Shqipëri, pa diplomë të nostrifikuar, raporton KTV.

Inspektorati i Arsimit i kishte dhënë një afat kandidates së pranuar që të sjellë diplomën e nostrifikuar, në të kundërtën do të largohej nga puna.

Por, Krasniqi tani është ankuar edhe për konkursin e mbajtur të enjten në gjimnazin “Hajdar Dushi”, pasi sipas tij, në kriter kërkohej që kandidatët të kishin vetëm diplomë bachelor e jo master.

Zef Osmani, nga Inspektorati i Arsimit, ka thënë se për të gjitha ankesat e bëra mund të japin një përgjigje pasi të shqyrtojnë rastin.

Zyra regjionale e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë mbulon gjithashtu edhe komunën e Rahovecit e atë të Malishevës, komuna që të dyja pas zgjedhjeve lokale janë përplot probleme me punësimet në arsim. /Koha/

RIDVAN HAMZA GJAKOVE 16 11 from Krenar Thaçi on Vimeo.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kit qibritashat dhe te tjere kallibrit te tyre , janè ba ministra dhe profesor te shkollave te mesme dhe fakullteteve!!? U kenaqen pala tjeter me ata!?? Ndersa Miletit iu q* n..a!?

Back to top button