Sukses historik i një sonde mbi kometë

Qindra miliona kilometra nga toka, një sondë hapësinore evropiane realizoi një arritje historike të mërkurën, kur u ul me sukses në sipërfaqen e akullt dhe me rërë të një komete në lëvizje, një përpjekje e guximshme që synonte t’i jepej përgjigje pyetjeve të rëndësishme për universin.

Megjithatë, Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se deri dje bateritë e sondës Philae, ishin harxhuar, megjithëse pasi kishte arritur të dërgonte një numër të madh të dhënash në tokë.

Agjencia thotë se Philae ishte zhvendosur të premten me 4 centimetra dhe kishte kryer një rotacion prej 35 gradësh në një përpjekje për ta nxjerrë nga hija në mënyrë që panelet e saj diellore të mund të ringarkonin bateritë. Edhe nëse rotacioni ka qenë i suksesshëm, do të duhen javë ose muaj para se sonda të dërgojë sinjale të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button