De Biasi: Me Italinë si kundërshtar, unë jam shqipëtar

Këtë herë nuk do të qëndrojë në stol si një italian, por si një shqiptar, sic e pranon dhe vetë ai.

Ndeshja me Italinë do të jetë e vecantë për Gianni De Biasin, që brenda dy vjet e gjysmë pune me përfaqësuesen, jo vetëm i ka ndryshuar fytyrë kuqezinjve por gjithashtu arriti dhe me mbështetjen e FSHF, të sigurojë një miqësore, me Italinë duke bërë realitet “ëndrrën” e shqiptarëve për të luajtur me fqinjët përtej Adriatikut në futboll. Vetëm se De Biasi këtë herë nuk do të qëndrojë në stol si një italian, por si një shqiptar, sic e pranon dhe vetë ai.

“Tashmë është zyrtare, do të luhet në Gjenovë, vetëm në rast se nuk ka ndonjë ndryshim të minutës së fundit. E rëndësishme tanimë është që do të arrijmë të luajmë për herë të parë me Italinë, një gjë që ju ma kishit kërkuar që në fillim. Tani gjithcka është gati, madje dhe unë do të luaj, pasi jam shqiptar”.

Por a mund të konsiderohet kjo një ndeshje miqësore, për Shqipërinë apo dicka më tepër?

“Nuk është thjesht një ndeshje miqësore, pasi miqësoret nuk ekzistojnë. Dakort që nuk luhet për pikë, por luhet për prestigj dhe luhet gjithashtu për vazhdimësinë tonë. Ne do të synojmë dhe në këtë ndeshje që ekipi të arrijë ekuilibrat e duhur dhe unë nuk do të ndryshojë shumë krahasuar me ndeshjen e Rennes”.

Për De Biasin, përballja me Francën ishte padyshim ndeshja më e mirë e kombëtares që ai ka marrë drejtimin e kuqezinjve.

“Me Francën luajtëm mirë, ndoshta ishte ndeshja më e mirë që kur drejtoj kombëtaren. Në të gjitha aspektet, si nga mënyra sesi u pozicionuam në fushë e deri te përballimi i një kundërshtari të madh. Më vjen pak keq që nuk fituam, porn ë momentin e golit kaluam me tre mbrojtës qendre e Hysën e Agollit të hapur nga krahët, sepse parashikova lëvizjen që do të bënte Deschamp duke hedhur në fushë dy sulmues, njëri nga të cilët shumë i aftë nga krahët dhe mendova se me tre mbrojtës në qendër do të ishim më të mbuluar. Por gabuam, gabuam sepse në futboll dhe ndodh që të gabosh, janë gabime individuale që gjithsesi qëndrojnë gjatë një ndeshje por në aspektin taktik besoj se ishte zgjedhja më e mirë e mundshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button