fbpx

Këshilla që çanta juaj të rezistojë sa më gjatë

Keni një çantë të preferuar dhe doni që ajo të mos iu prishet kurrë? Mbase këtë nuk mund ta arrini, por ka disa mënyra se si ajo të kete një “jetë” sa më të gjatë.

Mbroni lëkurën

Herë pas herë duhet ta fërkoni çantën prej lëkure me nje sfungjer të butë dhe me solucion  të përshtatshëm.
Vendoseni si duhet në dollap

Mos e hidhni kuturu çantën në dollap sepse ajo do prishet dhe do deformohet. Nga ana tjeter mos bëni gabim ta futni atë në një qese plastike apo sintetike sepse do përthithë lagëshinë.

Pastrojini njollat

Nëse çanta ju bëhet me njolla vaji duhet t’i pastroni me niseshte. Nëse njollat bëhen nga ushqimet gjeni një shkumës të bardhe, copëtojeni dhe lereni mbi njollë gjithë natën. Të nesermen pastrojeni me një copë të pastër.

Nëse çanta juaj mban erë të keqe, vendosni brenda një qese te vogël me sode dhe lëreni atje për dy ditë.

Shkëlqeni metalin

Për të mbrojtur pjesët metalike përdorni produktet e duhura sepse në te kundërt do e dëmtoni atë pjesë.

Disa këshilla të përditshme

Në asnjë mënyrë mos e prekni çantën me duar të pista apo ndërkohë që i keni me krem.

Mos e lini për shumë kohë çantën të qëndrojë në diell.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close