Agim Agushi sot në universitetin e Tetovës ka vendosur një rekord të ri

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof.Dr.Vullnet Ameti tha se rekordet e Zhongluesit shqiptar nga Kosova i bëjnë krenar gjithë shqiptarët kudo që janë dhe vet Agim Agushi tani më është një vlerë e mirëfilltë Kombëtare.

“Sot ishte një dëshmi e gjallë ku në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua një vlerë e jona kombëtare, vet Agimi është vlerë dhe cilësi e jona nacinale kombëtare. Gjatë demonstrimit të Zhonglimit të topit me kokë në ecjen mbi karrike edhe njëher dëshmoi se theu rekordin botëror kështu që kjo edhe një prej rekordeve që Agimi vazhdon në vazhdën e tij të përvojës dhe eksperiencës së thyerjes së rekordeve dhe për Universitetin tonë dhe për të gjithë kombin shqiptar është një vlerë kombëtare” tha Vullnet Ameti – Rektori i USHT-së.

Zhongluesi Agim Agushi pas arritjes së këtij rekordi tha se në të ardhmen e presin shumë sfida tjera në diciplina të ndryshme.

“Dua të falenderoj Universitetin Shtetëror të Tetovës për organizimin e mirëfilltë që ka bërë për rekordin botëror, faleminderit Rektor për organizimin, për pritjen dhe për gjithcka që keni bërë faleminderit gjithë Tetovës dhe të pranishmive që janë këtu. Ky është rekordi I ri botëror në diciplininën ecje nëpër karrige duke goditur topin e futbollit me kokë. Është rekordi i dhjetë botëror duke kaluar 1661 karrike për plot 60 minuta.Sfidat e mia të rradhës janë vitin tjetër në ndërtesën burs kalifa që është 176 kat ecje duke goditur topin e futbollit në shkallët e asaj ndërtese më të gjatë në botë”, deklaroi Agim Agushi – Zhonglues.

Redaktori i Sportit në Radio Televizionin e Kosovës Gani Kosumi dhe Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së Isa Arsllani thanë se shqiptarët duhet të krenohen me talentin e Agim Agushit dhe se duhet mbështetur atë financiarisht që të arrijë edhe shumë suksese të reja në të ardhmen.

“Mendoj që Agim Agushi deri tash me sukses i ka kryer gjitha përpjekjet që ka bërë për të sfiduar rekorde të reja botërore dhe është në librin e Ginist, mendoj se ka një vullnet të madhë ka një talent të madhë por duhet mbështetje nga sponsor të ndryshëm që në një mënyrë ky ti realizoj edhe synimet e tjera. Synim tjetër shtë që ndërtesa më e lartë që është në Dubai në vitin 2015 mendon ta sfidoj edhe një rekord tjetër” – tha Gani Kosumi – Redaktor i sportit në Radio Televizionin e Kosovës.

Fjalën e mori edhe Isa Arsllani – Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike: “Unë personalisht jam krenar për këtë organizim që e bëmë dhe Agimi e arriti atë që e patë si piksynim, ne si komb duhet të krenohemi me këtë personalitet dhe si komb duhet ti japim një mbështetje jashtëzakonisht të madhe sepse ky është ambassador më i mirë i kombit”.

Komisioni në përbërje Prof.Dr.Vullnet Ameti, Prof.Dr.Metin Dalip, Mr.Sc.Shpresa Memishi dhe Mr.Sc.Agim Rexhepi vlerësoi që Zhongluesi Agim Agushi i ka plotësuar të gjitha kriteret për thyerjen e Rekordit të ri botëror në diciplininën ecje nëpër karrige duke goditur topin e futbollit me kokë.

Zhongluesi Agim Agushi, deri më tani, ka arritur të thyej 8 rekorde, në mesin e të cilave edhe ai me 14 gusht 2005 në Flensburg Gjermani- Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 ore, (rekord i Ginisit)./ TV Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button