fbpx

Qytetarët marrin dënime shumë të larta për taksat e vonuara

Drejtoria për të Ardhura Publike godet edhe xhepat e qytetarëve. Disa qytetarë janë ankuar se u kanë marrë dënime nga Drejtoria për shkak të mos-pagesës së taksave, që as ata nuk e dinë se për çfarë duhej paguar. Për më tepër, dënimet janë 20 herë më të larta se sa taksa e vonuar. Kështu, për taksë prej 76 denarësh, siç ishte rasti me njërin prej qytetarëve që ankohet, është caktuar dënim prej 1530 denarësh. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike nuk deshën të prononcohen, por jo zyrtarisht dënime të tilla u kanë arritur disa mijëra qytetarëve. Lidhur me këtë aksion të Drejtorisë për të Ardhura Publike ka folur edhe profesori Izet Zeqiri para disa ditësh. Edhe ai përcolli shqetësimin e qytetarëve, duke thënë madje se dënime të tilla drastike arrijnë edhe për borxhe të viteve ’90, transmeton Alsat.

“Qytetarët kanë ardhur në situatë që frikësohen të hapin kutinë e postës kur dalin nga shtëpia, se çfarë vendimi do t’u vjen nga noteri, sepse përmbaruesit kanë filluar për borxhe të shekullit të kaluar t’i detyrojnë me vendime ekzekutive të noterëve, të përmbaruesve t’i paguajnë për vitin 1992-93, dhe nuk ke ku ankohesh askund. Plus shpenzimet e tjera, të rritura afërsisht për 10 deri 20 herë. Për 2 mijë denarë, të bëhet borxhi 40 mijë denarë” , deklaroi Izet Zeqiri, profesor.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close