Izairi: Qeveria mendoi edhe për fatin e 1200 punëtorëve të fabrikës së Jugohromit

Ministri i ekologjisë dhe planifikimit hapësinor, Nurhan Izairi, tha se Qeveria mendoi edhe për fatin e  1200 punëtorëve të fabrikës së Jugohromit të cilët do të mbeteshin pa të ardhme. Kështu shprehet ministri i Ekologjisë Nurhan Izairi, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë lidhur me vendimin qeveritar për t’i dhënë afat shtesë metalurgjikut tetovar Jugohrom, edhe 6 muaj të tjerë për përshtatje me standardet ekologjike. I pyetur se si mund të jetë arsyetim aspekti socio-ekonomik para faktit të nxjerrë nga Banka Botërore, se në vit në Maqedoni vdesin 1350 njerëz nga ajri i ndotur, Izairi përsëriti tezën e tij se aspekti ekonomik dhe social doli më i fuqishëmmeton Alsat, tran.

“Nëse kompania tregon seriozitet në implementimin e atyre kushteve do të vazhdojë punën, nëse nuk angazhohet, pas 6 muajve do të skadojë afati i  lejes së kushtëzuar që i është dhënë dhe do të mbyllet… Qeveria është një organ kolektiv dhe merr vendime kolektive. Propozimin që dhamë ne, u plotësua nga qeveria e cila është kompetente për të rishikuar aspektet socio-ekonomike, kështu që kritikat se qeveria nuk kujdeset për ambientin jetësor janë perceptime të gabuara. Të gjithë në qeveri kujdesen për ajrin dhe ambientin jetësor, por ndonjëherë tek qeveria mbisundon mendimi për të shikuar aspektet socio-ekonomike….Pajtohem se duhej t’i shkonim deri në fund, por ja që qeveria e shikoi edhe aspektin socio-ekonomik. Qeveria mendoi edhe për ata 1200 të punësuar që do të mbesnin në punë”, deklaroi Nurhan Izairi, Ministër i Ekologjisë.

Në pyetjen se a ka afat shëndeti i qytetarëve, Izairi u arsyetua se kapacitetet industriale nuk janë ndotësit e vetëm. Madje, ministri i Ekologjisë bëri të ditur se do të angazhohet personalisht që veturat me standard Euro 1 dhe Euro 2 të vendosin katalizatorë, pasi sipas tij edhe makinat janë ndotës të mëdhenj.

“Qytetarët kanë të drejtë, ajo është e drejtë themelore. Por, ndotja nuk vjen vetëm prej kapaciteteve industriale por, në vazhdimësi kemi ndotje edhe prej makinave. Ju e dini se në vendin tonë çfarë lloj makinash voziten, pa standard evropian. Ne duam të vendosim ndonjë rregull edhe në këtë aspekt, duke iu rekomanduar atyre që vozisin pa euro standard, me standard euro 1 dhe euro 2, apo duke bërë ndërhyrje përmes ligjit, që domosdoshmërish të vendosen katalizatorë që do ta zbusin ndotjen e ajrit”, theksoi ministri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button