Krerët fetar iu bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë rregullat

Bashkësitë fetare në Maqedoni në një apel të incizuar u në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Trafikun Rrugor  iu bënë thirrje drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe ligjet nëpër rrugë.

“Apeloj deri tek popullata islame por edhe tek të gjithë qytetarët e tjerë që të kenë kujdes të posaçëm dhe vëmendje më të madhe në komunikacion. Andaj mendo para se dikujt ti shkaktosh dhimbje, se si do ta drejtosh automjetin tënd. Mos shpejto sepse shpejtësia në trafik është vrasje e pamëshirshme. Respektoni shenjat e komunikacionit. Respektimi i tyre është të respektosh jetën tënde dhe jetën e të tjerëve. E kjo para së gjithash është obligim fetar”, deklaroi Sulejman Rexhepi – kryetar i BFI-së

“Zoti na ka dhënë mjetet e transportit që t’i përdorim për organizimin e jetës sonë, por gjithashtu na ka obliguar përmes urdhrit të gjashtë i cili thotë: Mos vrit. Mjetet e transportit mos t’i përdorim për marrjen e ndonjë jete apo të privohemi nga jeta jonë. Duhet t’i respektojmë rregullat dhe ligjet”, deklaroi Dragi Kostadinovski – KOM

“Kujdesin që ofrojmë për të tjerët është kujdes ndaj vetvetes. Duke ofruar dashuri për të afërmit, ne ofrojmë dashuri ndaj të tjerëve. Për këtë, konsideroj se qëllimi nuk duhet të jetë fundi, por qëllimi duhet të jetë dashuria”, tha Valentina Bozhinovska – kryetare e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare në RM

VitiNumri i viktimave në fatkeqësi rrugore

2010                        162

2011                        172

2012                        132

2013                        198

2014 (deri në korrik) 71

Gjithsej                  735

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, nga janari i 2010-tës e deri nga mesi i vitit 2014-të, në fatkeqësi rrugore kanë humbur jetën 735 persona. Viti 2010 ka qenë më i rëndi, me më shumë viktima, 198 persona. Në periudhën e njëjtë kohore, si pasojë e aksidenteve, lëndime kanë pasur gjithsej 28 548 persona.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button