Buxheti 2015, Rama: Një vit drejt rrugës së Rilindjes që duam

Një ditë para seancës ku do të diskutohet projektbuxheti për vitin 2015, ka ardhur dhe reagimi i shefit të qeverisë, Edi Rama.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, Rama e cilëson Buxhetin 2015 si arritje, për të cilën ndihen krenarë.

“Nesër diskutojmë buxhetin e ri. Krenarë për arritjet e vitit të parë e ambiciozë për një tjetër vit domethënës, në rrugën e Rilindjes që duam”, shkuan Edi Rama.

Më herët për të njëjtën çështje erdhi edhe reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes Petrit Vasilit që e vlerësoi buxhetin si social dhe realist./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button