Pirovska: Përfaqësues të lartë qeveritar nxisin jo tolerancën në Maqedoni

Organizatat joqeveritare konstatojnë se kohëve fundit në Maqedoni vërehet një tendencë në rritje e urrejtjes mes grupeve të ndryshme në shoqëri duke e bërë gjithnjë e më pak tolerante sjelljen në shoqëri.

Drejtorja e Komitetit të Helsinku për të drejtat e njeriut, Uranija Pirovska, thotë për Portalb, se nëpërmjet organizmit të marshit për tolerancë, për të disatën herë apelojmë qeverisë që t’i japë fund dhunës dhe të gjejë gjithë autorët e veprave kriminale si pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe mos tolerancës, t’i nxjerre para drejtësisë.

“Ka pasur shumë viktima mes të rive  për shkak të dallimeve grupore, ka pasur incidente ndëretnike dhe incidente tjera si pasojë e paragjykimeve. Tendencat e  këtilla të dhunës forcohen nga përfaqësues të lartë dhe nga mediat pro qeveritare”, thotë Uranija Pirovska.

Ne thotë ajo, kemi dy platforma për gjuhën e urrejtjes dhe veprave që janë pasojë e kësaj gjuhe. Pirovska thotë se ndodhin incidente për shkak të përkatësive etnike dhe për motive tjera deh ën përgjithësi mund të konstatohet se rastet e dhunës gjithnjë e më shumë pos shtohen dhe shoqëria bëhet më pak tolerante.

Pirovska, kërkon nag qeveria që të trajtojë të gjithë qytetarët njësojë para ligjit pavarësisht dallimeve që ekzistojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button